Kalo te përmbajtja
KW4W — Kosova Women for Women
SQEN
Lajme25.01.2023

Po vazhdon punëtoria e Agjenteve të Ndryshimit

Po vazhdon punëtoria e Agjenteve të Ndryshimit, me trajneren Erza Kurti. Agjentet e Ndryshimit nga qyteti i Ferizaj, si dhe nga fshatrat Rahovicë dhe Shalë janë duke punuar dhe prezantuar aktivitetet të cilat i kanë planifikuar kundër dhunës ndaj grave nëpër komunitetet e tyre.

The workshops for the Change Agents continues

Nga shpërndarja e fletushkave, bisedat për fuqizim me gratë e komuniteteve të tyre, si dhe takimet me të rinjtë për t'diskutuar kundër dhunës në baza gjinore, Agjentet e Ndryshimit janë gati për ta ndryshuar situatën e gruas nëpër komunitetet e tyre.

Gjatë dy muajve në vijim Agjentet tona do të vazhdojnë me aktivitetet në të mirën e gruas dhe kundër dhunës në baza gjinore.

Kjo punëtori është zhvilluar në kuadër të projektit “Together Building Resilience” i financuar nga Fondi i Mirëbesimit i OKB-së për t'i dhënë fund dhunës kundër grave (UN Trust Fund). Fondi i Mirëbesimit i OKB-së për t'i dhënë fund dhunës ndaj grave (UN Trust Fund) është i vetmi mekanizëm global për dhënien e granteve i dedikuar ekskluzivisht për të adresuar të gjitha format e dhunës ndaj grave dhe vajzave në nivel lokal dhe kombëtar. Deri më sot, Fondi i Mirëbesimit i OKB-së ka dhënë 215 milionë dollarë për 646 iniciativa në 140 vende dhe territore.

Publikuar 25.01.2023 · përditësuar 01.2023