Kalo te përmbajtja
KW4W — Kosova Women for Women
SQEN
Lajme20.11.2024

Qasja e Grave në Pronë në Fokus – USAID dhe K-W4W në Rahovec

Aktiviteti "Qeverisja e Prones" nga USAID në bashkëpunim me organizatën partnere "Kosova-Women 4 Women," organizoi një sesion informues dhe ndërgjegjësues publik në Rahovec.

Qasja e Grave në Pronë në Fokus – USAID dhe K-W4W në Rahovec

Në këtë aktivitet morën pjesë 21 gra, kryesisht nga zonat rurale të komunës së Rahovecit.

Gjatë sesionit, u prezantuan tema të rëndësishme dhe u zhvillua një diskutim i hapur e dinamik, ku gratë patën mundësinë të trajtojnë më në thellësi:

- Regjistrimin e pronës

- Funksionimin e shërbimeve kadastrale

- Qasja e grave në trashëgimi

Këto iniciativa janë kyçe për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të siguruar të drejtat e grave në komunitet.

#USAID#PROPERTYGOVERNANCE#WOMENEMPOWERMENT

Publikuar 20.11.2024 · përditësuar 11.2024