Kalo te përmbajtja
KW4W — Kosova Women for Women
SQEN
Lajme16.02.2022

Vazhdon aktiviteti i rradhës për projektin "Women as Agents of Peace”

Në kuadër të projektit "Women as Agents of Peace”, financuar nga Swiss Cooperation Office, K-W4W ka vazhduar me aktivitetetin e rradhës, i cili ka qenë takimi në mes të tre grupeve të ndryshme etnike të përbëra gjithsej nga 30 gra shqiptare, serbe dhe nga komunitetet RAE.

Vazhdon aktiviteti i rradhës për projektin "Women as Agents of Peace”

Në takim është diskutuar mundësia për bashkëpunim dhe sfidat me të cilat ballafaqohen. Takimi ka qenë mjaft pozitiv, gratë kanë komunikuar në mes vete dhe kanë shprehur gadishmëri për bashkëpunim. Sfidat me të cilat ballafaqohen mund të tejkalohen vetëm me anë të komunikimit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit. Gratë shpresojnë të jenë shembull i raporteve ndëretnike të cilat do të ndikojnë në procesin e pajtimit dhe zhvillimit të demokracisë në vendin tonë.

#womenasagentsofpeace

#peacebuilding

#interethnicreconciliation

#interethniccoorporation

Publikuar 16.02.2022 · përditësuar 02.2022