
Pjesëmarrëset ndanë përvojat dhe perspektivat e tyre mbi pengesat që hasin në realizimin e këtyre të drejtave. Gjatë diskutimit, u trajtuan edhe shërbimet kadastrale dhe pronësore që ofron Zyra Komunale e Kadastrit në Deçan, duke identifikuar nevojat për përmirësim dhe qasje më të lehtë për qytetarët, në veçanti për gratë.
Rekomandimet e dala nga ky fokus grup do të përfshihen në hartimin e Planit për Përmirësimin e Shërbimeve Kadastrale që Komuna e Deçanit do të zhvillojë me mbështetjen e Aktivitetit të USAID "Qeverisja e Pronës".
Organizata Women for Women – Kosova është partnere e këtij aktiviteti dhe vazhdon të luajë një rol kyç në fuqizimin e zërit të grave në komunitet.
