KW4W

Në kuadër të projektit” Përfshirja e Grave në Agrobiznesin e Kosovës – IWKA”, u mbajt sesioni informues për qytetarët e Komunës së Ferizajit

Në kuadër të projektit” Përfshirja e Grave në Agrobiznesin e Kosovës – IWKA”, u mbajt sesioni informues për qytetarët e Komunës së Ferizajit.
Me qëllim të mbështetjes së aftësisë konkurruese të sektorit agro-rural, rritjen e prodhimit dhe të produktivitetit, përmirësimin e sigurisë së ushqimit, përdorimin e teknologjisë moderne, diversifikimin e aktiviteteve në ferma dhe biznese rurale, mbrojtja e mjedisit dhe të resurseve natyrore dhe krijimin e vendeve të punës – organizata K-W4W prezantoi projektin si dhe ofroi informata më të hollësishme rreth procesit të aplikimit. Qytetarët e Ferizajit patën rastin të diskujtojnë dhe të bëjnë pyetje rreth aplikimit dhe projektit.
Falenderim i veçantë për Drejtorin e Bujqësisë dhe Pylltarisë nga Komuna e Ferizajit, Z. Burim Bajramin, për gadishmërinë dhe vullnetin për të na mbështetur në këtë projekt.
Projekti financohet nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) përmes Engagement Global GgmbH, dhe implementohet nga CARE International dhe organizatat partnere lokale: Kosova-Women 4 Women (K-W4W) dhe Programi për të Drejta Civile në Kosovë (CRPK).