KW4W

Ne kuader të projektit ”Përfshirja e grave ne Agrobiznesin e Kosoves” mbahet trajnimi për zhvillimin e biznes planeve me gratë e Komunës së Prishtinës

Ne kuader te projektit ”Përfshirja e grave ne Agrobiznesin e Kosoves” mbahet trajnimi për zhvillimin e biznes planeve me gratë e Komunës se Prishtinës. Grate kane aplikuar për fuqizimin e bizneseve te tyre ekzistues si dhe te bizneseve fillestare ne fushen e bujqesise.
Fuqizimi ekonomik i grave është çelës për rritjen ekonomike dhe reduktimin e varfërisë, por gjithashtu ndikon edhe në prosperitetin e përgjithshëm të vendit.
Ky aktivitet është pjesë e projektit “IWKA – Përfshirja e grave në agrobiznesin e Kosovës – Përmirësimi i statusit ekonomik dhe social të grave në Kosovë, i cili mbështet agrobiznesin e udhëhequr nga gratë. Projekti financohet nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) dhe zbatohet nga organizatat: Kosova-Women4Women, Care International dhe CRPK.