KW4W

NINIS EDUCATION LLC – STORIE SUKSESI

9 Korrik 2020: NiNis Education është kompani e themeluar në nëntor të 2019-tës, me qëllim që të promovoje të mësuarit përmes lojës tek fëmijet. Eshtë themeluar nga Rondinella Hoxha Gashi dhe Adelina Jusufi Dalipi.
Objektivi kryesor i NiNi’s Education është që të kontribuojë në zhvillimin e edukimit STEAM në Kosovë, duke zhvilluar shakthtësi kritike nga fusha e STEAM dhe shkathtësi socio-emocionale tek femijët e moshës parashkollore dhe shkollore fillore, përkatësisht tek fëmijët e moshës 3-10 vjeçare. Ato vendosën që të sjellin diçka ndryshe, diçka argëtuese, domethënëse dhe efektive për t’ju ndihmuar fëmijëve të arrijnë potencialin e plotë dhe dhe për të zhvilluar shkathtësitë e nevojshme duke ngritur vetëbesimin e tyre dhe duke ndezur pasionin e tyre për të mësuar.
Për të përmbushur objektivin e vet kryesor, NiNi’s Education pĕrdorë programet e Lego Education pĕr shkak të ekspertizës së gjatë të Lego Education në fushën e mësimit përmes lojës, si dhe për faktin se blloqet Lego janë ndër lodrat më të preferuara të fëmijëve në botë dhe ky brend njihet mjaft edhe në Kosovë, si nga fëmijët poashtu edhe nga prindërit.
Instruktoret e NiNi’s Education janë të certifikuara nga Akademia e Lego Education për punë me programin dhe setet e Lego Education.
Eshtë pikërisht granti i Kosovo Women for Women për start-up që mundësoi trajnimin dhe certifikimin e instruktoreve të NiNi’s Education në Akademinë e Lego Education, si dhe blerjen e seteve të para të këtij brendi për të nisur veprimtarinë e vet kjo kompani.