KW4W

QENDRESA IBRAHIMI – BASHKËTHEMELUESE DHE DREJTORESHË EKZEKUTIVE NË DEINDE

23 Qershor 2020: Qendresa Ibrahimi – Bashkëthemeluese dhe Drejtoreshë Ekzekutive në Deinde. Deinde ka një ekip të vogël por shumë të pasionuar që zhvillon marketing nga A në Z, në forma dixhitale.
Qendresa përveç që është një dorë e djathtë në ekipin e saj, ajo jep kontributin e saj në mbështetjen e grave të tjera për të arritur qëllimet e tyre në jetë. Ajo është një motivim dhe frymëzim për gratë tjera. Me punën e saj të palodhshme, ajo nuk është vetëm një grua e re ambicioze, por edhe një motivuese dhe një model për t’u ndjekur.
Qendresa është përfituese e skemës së grantit “Start-up” në kuadër të projektit “WOMEN”. Ajo së bashku me anëtaret e tjera janë një ekip i ri dhe i pasionuar – të cilat punojnë çdo ditë për ta jetësuar idenë e tyre për biznes dhe të kenë biznes produktiv. Ato janë një motivim për çdo sipërmarrës që dëshiron të kontribuojë në shoqërinë dhe ekonominë e vendit.