KW4W

Rishpallje – – KËRKESË PËR OFERTË Furnizimi për inpute bujqësore

KERKESE PER OFERTE_FURNIZIMI ME PAJISJE Bujqësore – Cartier, RishpalljeFurnizimi për inpute bujqësore

Data e thirrjes: 20.07.2023 Ref Nr: 01 Cartier 2022-2023

 

Kosova – Women 4 Women fton të gjitha kompanitë e interesuara që dëshirojnë të marrin pjesë në Furnizimi për inpute bujqësore për përfitueset e projektit “Integrated Social and Economic Empowerment for Marginalized Women in Kosovo” Ofertat e kompletuara mund të dorëzohen më ose para datës 30.07.2023. Ofertat e vonuara nuk do të pranohen dhe nuk do të merren parasysh për vlerësim.

 

  1. Mënyra e dorëzimit:
  • Oferta duhet të dorëzohet në e-mail adresen: 𝗵𝘂𝗺𝗮𝗻.𝗿𝗲𝘀𝗼𝘂𝗿𝗰𝗲𝘀@𝗸-𝘄𝟰𝘄.𝗼𝗿𝗴  deri me 30.07.2023 ORA 16:00

 

  1. Kushtet e përgjithshme:
  • Oferta financiare duhet të jetë në EURO, ndërsa çmimi duhet të jetë i përjashtuar nga TVSH-ja
  • Oferta do të mbetet e vlefshme për 90 ditë nga afati i fundit për dorëzimin e ofertës
  • Afati i fundit për dorëzimin e ofertës është deri më 30.07.2023 ORA 16:00
  • Dokumentet mund të dorëzohen në shqip ose anglisht
  • Çmimi duhet të përfshijë dorëzimin e pajisjeve bujqësore në komunat: Shtime (Pjetërshticë), Skenderaj (Lubovec)
  • Pajiset bujqesore duhet të jenë të cilësisë së lartë dhe sipas specifikimeve të dhëna në Shtojcën 1
  • K-W4W do të nënshkruajë një marrëveshje kornizë me Ofruesin e Mallrave deri më 31.12. 2023, ndërsa do të porosisë pajisjet sipas dinamikës së zhvillimit të aktiviteteve në bazë të pozicioneve përkatëse të përcaktuara në kontratë
  • Pagesa do të bëhet përmes llogarisë bankare pas ofrimit të mallrave, dorëzimit të faturave dhe pas monitorimit të K-W4W të pajisjeve të pranuara nga gratë fermere (përfitueset e granteve)
  • Kontraktuesi do të merr pjesë edhe gjatë shpërndarjes së pajisjeve në komunat e lartë cekura:
  • Në rast se një Operator Ekonomik nuk mund të ofertojë të gjitha pajiset sipas kërkesës, atëherë K-W4W oligohet që të zgjedhë dy Operatorë për thirrjen e njejtë, në mënyrë që të plotësohen kërkesat e përfituesve.

 

  1. Dokumentet që duhen dorëzuar:
  • Identifikimi i ofruesit të mallrave, pika 7 e këtij dokumenti
  • Formulari i plotësuar siç parashikohet në Shtojcën 1
  • Kopja e certifikatës së regjistrimit të biznesit dhe certifikatës së TVSH-së
  • Vërtetimin tatimor të lëshuar nga ATK (që dëshmon se OSE nuk ka obligime tatimore)
  • Së paku dy (2) referenca për furnizime të ngjashme
  • Deklaratë me shkrim nga ofertuesi për dërgimin/dorëzimin e pajisjeve të kërkuara në komunat e lartë cekura.

 

  1. Kriteret e vlerësimit:
  • Oferta e kompletuar më së miri, me çmimin më të volitshëm

Do të përzgjidhet oferta që përputhet me të gjitha specifikimet, kërkesat dhe ofron çmimin më të ulët, si dhe të gjitha kriteret e tjera të vlerësimit të treguara. Çdo ofertë që nuk plotëson kërkesat do të refuzohet. K – W4W nuk është e detyruar të pranojë asnjë ofertë, të japë një kontratë/urdhër blerjeje, as të jetë përgjegjëse për çdo kosto që lidhet me përgatitjen dhe dorëzimin e një oferte nga një Furnizues, pavarësisht nga rezultati i përzgjedhjes.

Ofertat do të vlerësohen për të gjitha artikujt së bashku në pjesën e specifikuar dhe kontrata do t’i jepet Furnizuesit i cili ka dorëzuar ofertën më të mirë në përputhje me kriteret për dhënien e kontratës.

K – W4W  inkurajon çdo furnizues të mundshëm që të shmangë dhe parandalojë konfliktet e interesit, duke njoftuar K – W4W  nëse ju, ose ndonjë prej filialeve ose personelit tuaj, keni qenë të përfshirë në përgatitjen e kërkesave, dizajnit, specifikimeve, vlerësimeve të kostos dhe informacioneve të tjera të përdorura në këtë kërkesë për ofertë.

K – W4W zbaton tolerancë zero ndaj mashtrimit dhe praktikave të tjera të ndaluara dhe angazhohet për identifikimin dhe adresimin e të gjitha akteve dhe praktikave të tilla kundër K – W4W, si dhe palëve të treta të përfshira në aktivitetet e K – W4W.

  1. Përshkrimi i projektit:

Projekti “Integrated Social and Economic Empowerment for Marginalized Women in Kosovo” ka për qëllim fuqizimin social dhe ekonomik të grave të margjinalizuara në Kosovë. Duke u përkushtuar në ngritjen e ndërgjegjësimit dhe nxitjen e tyre për të përmbushur potencialet e tyre në shoqëri dhe në sektorin ekonomik.

  1. Përgjegjësitë e ofruesit të mallrave:
  • Ofruesi i mallrave do të dorëzojë pajisjet brenda 15 ditëve, një javë pas nënshkrimit të kontratës, ndërsa K-W4W do të kontrollojë/shqyrtojë materialet në 15 ditët në vijim.
  • Ofruesi i mallrave është i obliguar të jetë në kontakt të vazhdueshëm me personat e caktuar nga K-W4W, përkatësisht nga Projekti Carter për çdo ndihmë/ndryshim të kërkuar në lidhje me pajisjet deri në përfundim.
  • Çmimet duhet të jenë të kalkuluara me të gjitha taksat sipas ligjeve të Kosovës që janë në fuqi
  • Në çmim duhet të llogaritet: transporti
  • Ofertuesi duhet të ofrojë garancionin për artikujt e ofruar së paku 12 muaj
  • K-W4W rezervon të drejtat mbi të gjitha informacionet/dokumentet që kanë të bëjnë me këtë projekt, me të cilat Ofruesi i mallrave mund të kontaktojë gjatë kryerjes së detyrave të tij/saj sipas këtij shërbimi. Me përjashtim të qëllimeve të kësaj detyre, informacioni nuk duhet t’i zbulohet publikut dhe as të përdoret në ndonjë formë tjetër, pa pëlqimin me shkrim të K-W4W.
  • K-W4W do të pajisë furnizuesin me dokumentin për lirim nga TVSH
  • Me nënshkrimin e kontratës, në rast të performancës jo të kënaqshme, K-W4W do t’i kërkojë kompanisë së përzgjedhur që pajisjet të ndryshohen/rregullohen. Nëse puna e kryer nuk arrin t’i përmbushë pritjet, kontrata do të ndërpritet me një njoftim me shkrim shtatë (7) ditë përpara. Ndërkohë, K-W4W do të fillojë një proces të ri përzgjedhjeje.
  • Ofruesi i përzgjedhur i mallrave duhet t’i përmbahet rreptësisht udhëzimeve të caktuar nga K-W4W, përkatësisht nga Projekti “Integrated Social and Economic Empowerment for Marginalized Women in Kosovo”

Informacion shtesë:

Çdo kërkesë për sqarim nga oferuesi duhet të jetë me shkrim dhe të merret nga pala të paktën pesë ditë përpara datës së mbylljes. Pala përpiqet t’i përgjigjet kërkesës të paktën dy ditë përpara datës së mbylljes.

Nëse pala ofron informacione thelbësore shtesë në lidhje me ftesën ose thirrjen për oferta, ajo do ta bëjë këtë informacion të disponueshëm për të gjithë ofertuesit. Një informacion i tillë shtesë mund të përbëhet nga një zgjatje e periudhës së dorëzimit të ofertës përtej datës së mbylljes.

SQARIM: K-W4W mban të drejtën për të pranuar apo refuzuar çdo ofertë apo propozim para dhënies së kontratës dhe të anulojnë procesin e ofertimit si dhe të refuzojnë të gjitha ofertat në çdo kohë. Refuzimi i të gjitha ofertave apo propozimeve justifikohet me numër të pamjaftueshëm të ofertave apo propozimeve substanciale të pranuara apo kur ka mungesë të konkurrencës efektive.

 

Për informacion shtesë, mund të kontaktoni përmes email-it: 𝗵𝘂𝗺𝗮𝗻.𝗿𝗲𝘀𝗼𝘂𝗿𝗰𝗲𝘀@𝗸-𝘄𝟰𝘄.𝗼𝗿𝗴

 

  1. Identifikimi i ofruesit të mallrave:
Ofruesi i mallrave
Emri zyrtar:
Numri Fiskal/NUI:
Adresa:
Komuna:
Personi kontaktues:
Telefoni:
E-mail:
Data:  

 

Nënshkrimi dhe vula:

 

 

 

 

Shtojca 1: OFERTA FINANCIARE

Nr. Specifikimi i detajuar / përshkrimi i kërkuar Çmimi pa TVSH
1 Serë me gypa të plastikes me folje dhe gypa(Konstrucskoni plastik, gupi fi40 foli e verdhe) çmimi per m2
2 Rezervar ujit 1000 Lt. Akpal-copë vertikale ose horizontale 78×220 cm
3 Rezervar ujit 1500 Lt. Akpal-copë vertikale ose horizontale 78×220 cm
4 Pomp e ujit zhytese (Raktë) 1.1 KW 4, 2850 rrotullime/min,104m thellësi,108 L/min,30 m kablllo  QJDY4/14 1.1 KW
5 Pomp e ujit zhytese (Raktë) 0.75  KW, 2850 rrotullime/min,74m thellësi,108 L/min,30 m kablllo
6 Tel mrezh (Rrjet e zinktuar 7×7, 10×10 katrori,1 top=30m2(1.50x20m)
7 Kositese Elekrike 2100Wat LP-LM58(Gjërsia e prerjes:33 cm,pozicioni i lartesis së prerjes:3 nivele, Lartësia e preprerjes:20-60cm, korpa e mbajtes:30L, Pesha:7kg
8 Kositëse me benzin 2.5  KW HKS4IP, volumi i korpes 45L, forca e motorrit CC:132cc, lloji i motorrit: Eco Engine
9 Sistemi pikë-pikë i kompletura çmimi për m2 ( vrima çdo 25cm,gyp pikë,pikë 16x25cm)
10 Foli e zezë për mbulimin e tokes-kultivim të perimeve çmimi për m2
11 Fidane një vjeçare vendase apo të importuar: Kumbulla,Molla,Dardha,Qershi dhe Arra çmimi për 1 fidan

KERKESE PER OFERTE_FURNIZIMI ME PAJISJE Bujqësore – Cartier, Rishpallje