Në kuadër të projektit IWKA “Përfshirja e grave në agrobiznesin e Kosoves”, përgjatë këtyre muajve janë zhvilluar shume aktivitete. Aktivitetet e projektit përfshijnë një fushë të larmishme nismash të cilat kanë për qëllim nxitjen e zhvillimit personal dhe profesional të përfitueseve.
Një ndër aktivitetet e zhvilluara janë edhe seminaret ku u trajtuan tema të ndryshme. Seminaret luajne një rol të rëndësishëm në rritjen e njohurive sa i përket cështjeve për barazi gjinore, lidershipit, komunikimit efektiv për ndryshim, mirëqenies dhe avancimit në karrierë. Seminaret synojnë zhvillimin e aftësive tek gratë në fusha të ndryshme. Në këto seminare gratë zakonisht fokusohen në strategjitë dhe teknikat për komunikimin e ideve, iniciativave dhe mesazheve në një mënyrë që nxit ndryshime pozitive brenda organizatave, komuniteteve ose shoqërisë në përgjithësi.
Projekti financohet nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) përmes Engagement Global GgmbH, dhe implementohet nga CARE International dhe organizatat partnere lokale: Kosova-Women 4 Women (K-W4W) dhe Programi për të Drejta Civile në Kosovë (CRP/K).