KW4W

SESIONI INFORMUES “ERASMUS YOUNG ENTREPRENEURS”

Me 28 prill 2021 ne zyret e KW4W u mbajt sesioni informues rreth programit Erasmus Young Enterpreneurs me dhjetra biznese te grave nga Kosova. Bizneset ishin te interesuara per me shume informata rreth procesit te aplikimit, ku gjate muajve ne vijim do te mbahen edhe takime individuale me to.

Erasmus for Young Entrepreneurs është një program i cili po implementohet për më shumë se dhjetë vite, me më tepër se 14.000 ndërmarrës/e të rinj/ja dhe me eksperiencë që figurojnë në databazë dhe me mbi 7.000 shkëmbime të suksesshme deri tani. Kosova për herë të parë ka të drejtë të jetë pjesë e programit EYE, Shkëmbimi i përvojës bëhet gjatë një qëndrimi me ndërmarrësin/en me përvojë, i cili/e cila ndihmon ndërmarrësin/en e ri/re të marrë aftësitë e nevojshme për të drejtuar një biznes të vogël. Mikpritësi përfiton nga perspektiva të reja në biznesin e tij/saj dhe ka mundësitë për të bashkëpunuar me partnerë të huaj ose për të mësuar rreth tregjeve të reja. Kohëzgjatja e qëndrimit në vizitë është nga 1 deri në 6 muaj.