KW4W

Shpallje per inpute

SHPALLJE

Kosova – Women 4 Women fton të gjitha kompanitë e interesuara që dëshirojnë të marrin pjesë në tenderin për inpute bujqësore.

Këto inpute do të shpërndahen për përfitueset e projektit “Together Building Resilience”, i financuar nga Fondi i Mirëbesimit i OKB-së për t’i dhënë fund dhunës kundër grave (UN Trust Fund).

Fondi i Mirëbesimit i OKB-së për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave (UN Trust Fund) është i vetmi mekanizëm global për dhënien e granteve i dedikuar ekskluzivisht për të adresuar të gjitha format e dhunës ndaj grave dhe vajzave në nivel lokal dhe kombëtar. Deri më sot, Fondi i Mirëbesimit i OKB-së ka dhënë 215 milionë dollarë për 646 iniciativa në 140 vende dhe territore.

Kompanitë të cilat plotësojnë kushtet duhet t’i dorëzojnë dokumentacionin e plotësuar ne adresen:, Arbëria III, rr. Kosturi, nr.69, 10000 Prishtinë jo më larg se 03 mars 2023.

Rreth nesh:

Kosova – Women 4 Women është organizatë joqeveritare që vepron në Kosovë. Misioni ynë është të mbështesim gratë më të margjinalizuara në Kosovë për të fituar dhe kursyer para, për të përmirësuar shëndetin dhe mirëqenien, për të ndikuar në vendimet brenda familjes dhe komunitetit dhe për t’u lidhur me rrjetet për mbështetje. Duke përdorur aftësitë, njohuritë dhe burimet, gratë do të jenë në gjendje të krijojnë ndryshime të qëndrueshme për veten, familjet dhe komunitetin e tyre.

Andaj shpallim të hapur thirrjen për tenderim për të poshtcekurat:

Inpute Bujqësore (LOT-BU)

  1. Kosë motorrike me benzinë (kositese me benzin Becker LB-LM61 99cc 1.6kw 41 cm vetëlëvizese)
  2. Pompe për ujtije 1.5 KV
  3. Motokultivator (Motokultivatore Freze 3HP)
  4. Shtyllë betoni 2 meter dhe tel-rrethojë (Shtylle betoni 2.5m)
  5. Rrjet për rrethojë (zink 7×5, 130m gjatësi) (2M 5×5)
  6. Rrjet për rrethojë 1.50m e zinguar, trashesia e telit 1.8m ( Rrjeta cink 1.20 dhe 1.5×20(7×7)
  7. Makinë mjelëse për një lopë-( e vogel me nje mjelëse)
  8. Sharrë me bateri për krasitje, gërshërë me bateri

 

 

  1. Serë me gypa të plastikes me folje dhe gypa ( konstruksioni plastik, nje sere mund te jete 4.5m2 e kompletuar set+folja dhe gypi)
  2. Pompë e ujit me benzinë ( 2HP SNK)
  3. Pompë e uit zhytese (raketë) (QJDY 4 / 14 – 1.1)
  4. Rezervar ujit 1000 lt. Akpol-copë vertikal
  5. Fidane për pemë të ndryshme (na listoni te gjitha fidanet qe i ofroni)
  6. Gypa sistemi pikë,pikë vrima çdo 25cm-meter (Gyp pikë pikë 16×25 cm)
  7. Folie e zezë për mbulimin e tokes – kultivim të perimeve
  8. Gyp elastik për ujitje 1col- metra (50mm -50m )

 

Të gjitha kompanitë e interesuara duhet të paraqesin:

  • Çmimin për secilin nga produktet e lartëshënuara varësisht nga inputi (LOT-i) për të cilin aplikojnë
  • Letër interesi
  • Certifikatë Rregjistrimi dhe Informata mbi Biznesin
  • Vërtetim që s’ka detyrime tatimore
  • Referenca nga klientët e mëparshëm (preferohet 2 dhe më shumë)
  • Ju lutemi dorëzoni dokumentet e specifikuara me subject: Inpute për BUJQESI (LOT-BU-23). Dorëzimi duhet të bëhet ne zarf te mbyllur dhe te dorëzohet fizikisht ne zyret e organizatës K-W4W, me Adresë: Arbëria III, rr. Kosturi, nr.69, 10000 Prishtinë

Dorëzimi i dokumenteve me vonesë NUK DO TË KONSIDEROHET.

Të gjitha kompanitë e interesuara duhet të sigurojnë aplikimin e tyre, jo më vonë se 03 mars 2023.

 

Kosova-Women 4 Women nuk bën dallime në bazë të racës, ngjyrës, moshës, gjinisë, orientimit seksual, fesë, origjinës kombëtare, statusit martesor, paaftësisë fizike apo mendore, paraqitjes personale, përgjegjësitë familjare, përkatësisë politike ose statusin me aftësi të kufizuara ose veteran apo ndonjë status tjetër.