KW4W

Shpallje për Trajner

 

Kosova – Women 4 Women kërkon një Trajner/e me përvojë në Soft Skill (Aftësi te buta). Trajnimet do të zhvillohen në kuader të projektit “Përmirësimi i mundësive të vetëpunësimit dhe punësimit – I SEE-2” financuar dhe mbështetur nga ADA. Kandidatët të cilët plotësojnë kërkesat minimale mund të përcjellin Oferten dhe  CV-në në email: human.resources@k-w4w.org deri më 17 shtator 2023. Aplikimet që pranohen pa informacione dhe dokumente të kërkuara, nuk do të merren në shqyrtim.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

Trajnimi duhet të të përmbaj temat e poshtëshënuara, por duke mos u kufizuar vetëm në to:

  • Aplikimi për punë (pregaditja e CV, perkatitja për intervistë etj)
  • Kërkimi i vendeve të punës
  • Etika e punës
  • Shkathtësi komunikuese dhe ndërpersonale
  • Shkathtësi për zgjidhjen e problemeve
  • Profesionalizmi, përgjegjësia dhe puna në ekip

NJOHURITË, AFTËSITË DHE KUALIFIKIMET E KËRKUARA

  • Të ketë të kryer së paku Bachelor në Edukim, Komunikim, Menaxhment të Biznesit, ose në fusha tjera relevante
  • Tri (3) vite përvojë pune relevante dhe të paktën 3 referenca për trajnime Soft Skills
  • Përvojë në zhvillimin dhe ofrimin e trajnimeve

 

 

Kosova-Women 4 Women nuk bën dallime në bazë të racës, ngjyrës, moshës, gjinisë, orientimit seksual, fesë, origjinës kombëtare, statusit martesor,  paaftësisë fizike apo mendore, paraqitjes personale, përgjegjësitë familjare, përkatësisë politike ose statusin me aftësi të kufizuara ose veteran apo ndonjë status tjetër.