KW4W

Sot, u mbajt puntoria në kuadër të projektit “Together Building Resilience”

Sot Agjentet e Ndryshimit u mblodhën në punëtorinë e radhës nën facilitimin e Erza Kurtit. Këto gra të jashtëzakonshme po punojnë pa u lodhur për t’i fuqizuar gratë në komunitetet e tyre dhe për ta trajtuar dhunën me baza gjinore.
Për t’i mbështetur ato në përpjekjet e tyre, ne mblidhemi përgjatë vitit dhe u ofrojmë hapësirën për të shkëmbyer ide dhe për të planifikuar përpjekjet e avokimit së bashku.
Dhuna me bazë gjinore është një çështje kritike që prek gratë në mbarë botën, duke përfshirë edhe gratë nëpër komunitetet tona. Agjentët e Ndryshimit po ndihmojnë për të krijuar ndërgjegjësim për këtë çështje dhe për t’u ofruar grave në komunitetet e tyre burimet që u nevojiten për të kërkuar ndihmë dhe mbështetje.
Ne jemi mirënjohës për përkushtimin dhe punën e palodhur të Agjentëve tona të Ndryshimit dhe do të vazhdojmë t’i mbështesim ato në përpjekjet e tyre për të krijuar ndryshime pozitive në komunitet.
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Together Building Resilience” i financuar nga Fondi i Mirëbesimit i OKB-së për t’i dhënë fund dhunës kundër grave (UN Trust Fund). Fondi i Mirëbesimit i OKB-së për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave (UN Trust Fund) është i vetmi mekanizëm global për dhënien e granteve i dedikuar ekskluzivisht për të adresuar të gjitha format e dhunës ndaj grave dhe vajzave në nivel lokal dhe kombëtar. Deri më sot, Fondi i Mirëbesimit i OKB-së ka dhënë 215 milionë dollarë për 646 iniciativa në 140 vende dhe territore.