Përveç pasionit dhe përkushtimit që kërkon bujqësia, e domosdoshme është të kesh edhe pajisjet e duhura.
Sherife Lohaj, një kultivuese e perimeve nga fshati i vogël Mirash, është një shembull frymëzues se si pasioni, përkushtimi dhe qasja në mjetet e duhura mund të shndërrojnë sfidat në suksese.
“Kam pasur gjithmonë një pasion për punën në bujqësi, është një kënaqësi e madhe të shohësh që perimet rriten shëndetshëm. Ka pasur sezone kur, pavarësisht sa mirë jemi përgatitur, farat dhe fidanët dështonin për shkak të temperaturave të ulëta, dhe e gjithë puna jonë shkonte huq”.
Por, Sherifja nuk u dorëzua. Vendosmëria e saj e palëkundur për të kapërcyer këto vështirësi e ka shtyre të kërkojë zgjidhje inovative. Nga granti ajo perfitoi sistemin e ngrohjes. “Me këtë sistem ngrohjeje, tani kam mundësinë të dal më herët në treg, të zvogëloj mundësinë e dështimit dhe të konkurroj me çmime më të mira.
Çfarë do të thotë kjo për Sherifen?

Siguri më e madhe për farat dhe fidanët, duke u siguruar që ato të mbijetojnë dhe të zhvillohen pavarësisht të ftohtit.

Rendimente më të larta dhe më të hershme, duke i dhënë mundësinë të ofrojë perime të freskëta dhe cilësore kur kërkesa është më e lartë.

Çmime më të mira në treg, që përkthehen drejtpërdrejt në të ardhura të qëndrueshme për familjen e saj dhe nëinvestime te reja për biznesin.
Ajo që e bën historinë e Sherifes vërtet frymëzuese është besimi i saj i palëkundur në fuqinë e teknologjisë së thjeshtë, por efektive. Ky është shembulli i përsosur se si pasioni, inovacioni dhe përkushtimi mund të sjellin ndryshime domethënëse në bujqësi dhe më gjerë!
Projekti IWKA “Përfshirja e grave në agrobiznesin e Kosoves” financohet nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) përmes Engagement Global GgmbH, dhe implementohet nga CARE International dhe organizatat partnere lokale: Kosova-Women 4 Women (K-W4W) dhe Programi për të Drejta Civile në Kosovë (CRP/K).