Kalo te përmbajtja
KW4W — Kosova Women for Women
SQEN

Storie suksesi · gusht 2020

QENDRESA IBRAHIMI - STORIE SUKSESI

23 Qershor 2020: Qendresa Ibrahimi - Bashkëthemeluese dhe Drejtoreshë Ekzekutive në Deinde. Deinde ka një ekip të vogël por shumë të pasionuar që zhvillon marketing nga A në Z, në forma dixhitale.

QENDRESA IBRAHIMI - BASHKËTHEMELUESE DHE DREJTORESHË EKZEKUTIVE NË DEINDE

Qendresa përveç që është një dorë e djathtë në ekipin e saj, ajo jep kontributin e saj në mbështetjen e grave të tjera për të arritur qëllimet e tyre në jetë. Ajo është një motivim dhe frymëzim për gratë tjera. Me punën e saj të palodhshme, ajo nuk është vetëm një grua e re ambicioze, por edhe një motivuese dhe një model për t'u ndjekur.
Qendresa është përfituese e skemës së grantit "Start-up" në kuadër të projektit "WOMEN". Ajo së bashku me anëtaret e tjera janë një ekip i ri dhe i pasionuar - të cilat punojnë çdo ditë për ta jetësuar idenë e tyre për biznes dhe të kenë biznes produktiv. Ato janë një motivim për çdo sipërmarrës që dëshiron të kontribuojë në shoqërinë dhe ekonominë e vendit.

Publikuar 14.08.2020 · përditësuar 09.2026