"Kam dashur gjithmonë të krijoj diçka timen. Fillova me hapa të vegjël, por me mbështetjen e projektit dhe vullnetin për të mësuar, tani prodhoj e përpunoj produkte që tregtohen rregullisht. Ndihem krenare për gjithçka që kam arritur dhe e di që kjo është vetëm fillimi."
Rita ka kombinuar pasionin për bujqësinë me aftësinë për të sjellë produkte cilësore në treg. Ajo ka ndërtuar një biznes të qëndrueshëm që jo vetëm e përkrah familjen e saj, por shërben edhe si model për gra të tjera në komunitet.
Çfarë do të thotë kjo për Ritën?
Rritje ekonomike – Ajo ka siguruar një burim të qëndrueshëm të të ardhurave dhe ka plane për zgjerim të mëtejshëm.
Vetëbesim i shtuar – Rruga që ka ndjekur e ka bërë më të sigurt në vendimet e saj si sipërmarrëse.
Frymëzim për të tjerët – Puna dhe arritjet e saj janë dëshmi e fuqisë së gruas në sektorin e agrobiznesit.
Projekti IWKA “Përfshirja e grave në agrobiznesin e Kosovës” financohet nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) përmes Engagement Global GgmbH dhe implementohet nga CARE International dhe organizatat partnere lokale: Kosova-Women 4 Women (K-W4W) dhe Programi për të Drejta Civile në Kosovë (CRP/K).

