KW4W

THIRRJE PËR GRANTE

THIRRJE PËR GRANTE

 

Me qëllim të mbështetjes së aftësisë konkurruese të sektorit agro-rural, rritjen e prodhimit dhe të produktivitetit, përmirësimin e sigurisë së ushqimit, përdorimin e teknologjisë moderne, diversifikimin e aktiviteteve në ferma dhe biznese rurale, mbrojtjen e mjedisit dhe të resurseve natyrore dhe krijimin e vendeve të punës, Kosova Women 4 Women (K-W4W)  shpall thirrjen për aplikim për grante në sektorin e bujqësisë.

Të drejtë aplikimi kanë startup bizneset si dhe bizneset ekzistuese në pronësi të grave, por prioritet do kenë startup bizneset.

Projekti IWKA – Përfshirja e grave në agrobiznesin e Kosovës – Përmirësimi i statusit ekonomik dhe social të grave në Kosovë duke mbështetur agrobiznesin e udhëhequr nga gratë, synon fuqizimin e grave në rrezik të varfërisë dhe të grave të kthyera përmes përvetësimit të aftësive bujqësore, në komunat: Ferizaj, Graçanicë, Junik dhe Prishtinë.

Projekti financohet nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) përmes Engagement Global GgmbH, dhe zbatohet nga Kosova-Women 4 Women (K-W4W), CARE International dhe Programi për të Drejta Civile në Kosovë (CRP/K).

Objektivat kryesore të projektit janë:

  1. Gratë të menaxhojnë biznesin e tyre bujqësor (mikro) dhe të përmirësojnë pozicionin e tyre vendimmarrës brenda familjeve, komunitetit dhe shoqërisë përkatëse.
  2. Avokimi: Shoqëria kosovare dhe aktorët politikë janë të sensibilizuar ndaj nevojave dhe rreziqeve specifike gjinore e të të kthyerve dhe ndaj mundësive për gratë në sektorin e bujqësisë.

Grupi i synuar direkt i projektit përfshin gratë e pa favorizuara, të cenuara në zonat rurale, gra të kthyera nga vendet perëndimore dhe gra të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian të  komunave përkatëse.

Shuma maksimale e përkrahjes është: 10,000 EURO

Kërkesa për materialet e nevojshme dhe aplikimi duhet te bëhen përmes email-it: iwka@k-w4w.org

Thirrja për aplikim do të jetë e hapur deri sa fondi i granteve për këtë projekt të mbarojë, prandaj inkurajohet aplikimi i hershëm.

Vendi dhe kontakti  për informacione shtesë:

Kosova-Women 4 Women

Adresa:  (Arbëria III, Kosturi nr. 69 – 10,000 Prishtinë

Nga e hëna deri të premten nga ora 10:00 – 15:00    tel +383 (0) 45 266 267