KW4W

TRAJNIMI 5 DITOR ME TEMË ‘PLANIFIKIMI I BIZNESIT

27 Janar 2020: Është duke u mbajtur trajnimi 5 ditor me temë ‘Planifikimi i biznesit’. ‪Ky trajnim organizohet nga #KW4W dhe #SigmaBMC për bizneset përfituese të projektit Women’s Opportunities in Market, Economy and Networking (Women). Ky projekt është i financuar nga Qeveria Gjermane, përmes GIZ Kosovo në kuadër të projektit për Krijimin e Punësimit përmes Promovimit të Eksportit ndërsa implementohet nga Kosova – Women 4 Women. ‬Gjatë sesioneve të trajnimit bizneset do të kenë mundësi që individualisht të punojnë një biznes plan.