KW4W

TRAJNIMI DY DITORË ME TEMËN “TË DREJTAT PRONËSORE TË GRAVE DHE SHKATHTËSITË BAZIKE PËR PREZENTIM”

27 Shkurt 2020: Gjatë kësaj jave u mbajt trajnimi dy ditorë me temën “Të drejtat pronësore të grave dhe shkathtësitë bazike për prezentim” i cili do të shërbejë në ngritjen e kapaciteteve të grave si agjente të ndryshimit. Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit të Kosova Women 4 Women “Mbrojte të Drejtën tënde” që po zbatohet në kuadër të Programit Angazhimi për Barazi – #E4E, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe zbatuar nga Advocacy Training and Resource Center – ATRC Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim.