KW4W

U MBAJT TRAJNIMI 5 DITORË ME TEMË ‘PLANIFIKIMI I BIZNESIT’

31 Janar 2020: ‪Gjatë kësaj jave u mbajt trajnimi 5 ditorë me temë ‘Planifikimi i biznesit’.
‪Ky trajnim u organizua nga #KW4W dhe #SigmaBMC për bizneset përfituese të projektit Women’s Opportunities in Market, Economy and Networking (Women). Ky projekt është i financuar nga Qeveria Gjermane, përmes @GIZ Kosovo në kuadër të projektit për Krijimin e Punësimit përmes Promovimit të Eksportit ndërsa implementohet nga Kosova- Women 4 Women.

I falenderojmë bizneset pjesëmarrëse dhe i inkurajojmë të gjitha përfitueset të vazhdojnë t’i ndjekin këto trajnime- me qëllim të avancimit profesional dhe personal të tyre.