KW4W

Validimi raportit “Vlerësimi i efekteve dhe pasojave të pandemisë në Dhunën ndaj Grave dhe Vajzave në Komunat e Drenasit, Ferizajt, Lipjanit, Podujevës, Shtërpcës dhe Skënderajt”

Javën e kaluar patëm validimin e raportit të titulluar “Vlerësimi i efekteve dhe pasojave të pandemisë në Dhunën ndaj Grave dhe Vajzave në Komunat e Drenasit, Ferizajt, Lipjanit, Podujevës, Shtërpcës dhe Skënderajt”.
Ekipi hulumtues mori komente dhe njohuri të vlefshme nga ekspertët e fushës. Ky është një hap i rëndësishëm për të siguruar që raporti të pasqyrojë saktë situatën dhe të japë rekomandime praktike. Ne jemi mirënjohës për mundësinë për të marrë vërejtje konstruktive që do të na ndihmojnë të përgadisim planet e mitigimit të pasojave për komunat e lartcekura.
Falënderojmë shumë ekspertët që morën pjesë në validim. Vështrimet tuaja janë të rëndësishme në sigurimin e saktësisë të raportit.
𝘒𝘺 𝘢𝘬𝘵𝘪𝘷𝘪𝘵𝘦𝘵 𝘦̈𝘴𝘩𝘵𝘦̈ 𝘱𝘫𝘦𝘴𝘦̈ 𝘦 𝘱𝘳𝘰𝘫𝘦𝘬𝘵𝘪𝘵 “𝘛𝘰𝘨𝘦𝘵𝘩𝘦𝘳 𝘉𝘶𝘪𝘭𝘥𝘪𝘯𝘨 𝘙𝘦𝘴𝘪𝘭𝘪𝘦𝘯𝘤𝘦” 𝘪 𝘧𝘪𝘯𝘢𝘯𝘤𝘶𝘢𝘳 𝘯𝘨𝘢 𝘍𝘰𝘯𝘥𝘪 𝘪 𝘔𝘪𝘳𝘦̈𝘣𝘦𝘴𝘪𝘮𝘪𝘵 𝘪 𝘖𝘒𝘉-𝘴𝘦̈ 𝘱𝘦̈𝘳 𝘵’𝘪 𝘥𝘩𝘦̈𝘯𝘦̈ 𝘧𝘶𝘯𝘥 𝘥𝘩𝘶𝘯𝘦̈𝘴 𝘬𝘶𝘯𝘥𝘦̈𝘳 𝘨𝘳𝘢𝘷𝘦 (𝘜𝘕 𝘛𝘳𝘶𝘴𝘵 𝘍𝘶𝘯𝘥). 𝘍𝘰𝘯𝘥𝘪 𝘪 𝘔𝘪𝘳𝘦̈𝘣𝘦𝘴𝘪𝘮𝘪𝘵 𝘪 𝘖𝘒𝘉-𝘴𝘦̈ 𝘱𝘦̈𝘳 𝘵’𝘪 𝘥𝘩𝘦̈𝘯𝘦̈ 𝘧𝘶𝘯𝘥 𝘥𝘩𝘶𝘯𝘦̈𝘴 𝘯𝘥𝘢𝘫 𝘨𝘳𝘢𝘷𝘦 (𝘜𝘕 𝘛𝘳𝘶𝘴𝘵 𝘍𝘶𝘯𝘥) 𝘦̈𝘴𝘩𝘵𝘦̈ 𝘪 𝘷𝘦𝘵𝘮𝘪 𝘮𝘦𝘬𝘢𝘯𝘪𝘻𝘦̈𝘮 𝘨𝘭𝘰𝘣𝘢𝘭 𝘱𝘦̈𝘳 𝘥𝘩𝘦̈𝘯𝘪𝘦𝘯 𝘦 𝘨𝘳𝘢𝘯𝘵𝘦𝘷𝘦 𝘪 𝘥𝘦𝘥𝘪𝘬𝘶𝘢𝘳 𝘦𝘬𝘴𝘬𝘭𝘶𝘻𝘪𝘷𝘪𝘴𝘩𝘵 𝘱𝘦̈𝘳 𝘵𝘦̈ 𝘢𝘥𝘳𝘦𝘴𝘶𝘢𝘳 𝘵𝘦̈ 𝘨𝘫𝘪𝘵𝘩𝘢 𝘧𝘰𝘳𝘮𝘢𝘵 𝘦 𝘥𝘩𝘶𝘯𝘦̈𝘴 𝘯𝘥𝘢𝘫 𝘨𝘳𝘢𝘷𝘦 𝘥𝘩𝘦 𝘷𝘢𝘫𝘻𝘢𝘷𝘦 𝘯𝘦̈ 𝘯𝘪𝘷𝘦𝘭 𝘭𝘰𝘬𝘢𝘭 𝘥𝘩𝘦 𝘬𝘰𝘮𝘣𝘦̈𝘵𝘢𝘳