Vazhdojmë me trajnimin për zhvillimin e biznes planeve në komunën e Junikut.
Fuqizimi ekonomik i grave është çelës për rritjen ekonomike dhe reduktimin e varfërisë, por gjithashtu ndikon edhe në prosperitetin e përgjithshëm të vendit.
Ky aktivitet është pjesë e projektit “IWKA – Përfshirja e grave në agrobiznesin e Kosovës” i cili ka për qëllim përmirësimin e statusit ekonomik dhe social të grave në Kosovë dhe mbështet agrobiznesin e udhëhequr nga gratë. Projekti financohet nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) dhe zbatohet nga organizatat: Kosova-Women4Women, Care International dhe CRPK.