KW4W

Vazhdon cikli i trajnimeve për fuqizim social në fshatin Shalë në kuadër të projektit “Së Bashku Ndërtojmë Reziliencën”

Në kuadër të projektit “Së Bashku Ndërtojmë Reziliencën”, të financuar nga UN Trust Fund to End Violence against Women (UN Trust Fund), vazhdon cikli i trajnimeve për fuqizim social në fshatin Shalë, komuna Lipjan për të promovuar fuqizimin shoqëror dhe ekonomik të grave.
Një seancë e veçantë e këtyre trajnimeve mes grupeve të ndryshme të grave u mbajt dje me qëllim të rrjetëzimit, ndarjes së njohurive dhe kontaktit social. Pjesëmarrëset patën mundësinë të takohen dhe të shkëmbejnë përvoja, të flasin për iniciativa të reja dhe të rrisin lidhjet.
Rrjetet e grave janë vendimtare për barazinë. Ato sigurojnë lidhje të ngushta ndërmjet grave që mund të hasin vështirësi të ngjashme, ndërkohë që krijojnë një mjedis të larmishëm për rritje personale dhe profesionale.