Me qëllim të mbështetjes së aftësisë konkurruese të sektorit agro-rural, rritjen e prodhimit dhe të produktivitetit, përmirësimin e sigurisë së ushqimit, përdorimin e teknologjisë moderne, diversifikimin e aktiviteteve në ferma dhe biznese rurale, mbrojtja e mjedisit dhe të resurseve natyrore dhe krijimin e vendeve të punës – organizata: Kosova Women 4 Women (K-W4W) së bashku me Programin për të Drejta Civile në Kosovë (CRPK) dhe CARE International të financuara nga BMZ (EG) shpall thirrjen për shprehje të interesit për gratë në sektorin e bujqësisë.
Të drejtë aplikimi kanë startup bizneset si dhe bizneset ekzistuese, por prioritet do kenë startup bizneset.
Projekti IWKA – Përfshirja e grave në agrobiznesin e Kosovës – Përmirësimi i statusit ekonomik dhe social të grave në Kosovë duke mbështetur agrobiznesin e udhëhequr nga gratë, synon fuqizimin e grave në rrezik të varfërisë dhe të grave të kthyera përmes përvetësimit të aftësive bujqësore, në komunën e Prishtinës, Graçanicës, Ferizajit dhe Junikut. Projekti financohet nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) përmes Engagement Global GgmbH, dhe implementohet nga CARE International dhe organizatat partnere lokale: Kosova-Women 4 Women (K-W4W) dhe Programi për të Drejta Civile në Kosovë (CRPK).
Objektivat kryesore të projektit janë:
Grupi i synuar direkt i projektit përfshin gratë e pafavorizuara, të cenuara në zonat rurale të Kosovës, ku disa prej tyre janë gra të kthyera nga vendet perëndimore dhe shumë te tjera pjesëtare të komunitetit RAE.
Sektoret e sygjeruar, por jo te limituar:
Pemëtari dhe Perimtari; Prodhimi i qumështit duke perfshire pikat grumbulluese të qumështit, procesimin dhe paketimin; Grumbullimi dhe përpunimi i produkteve jo drurore të pyllit përfshirë bimët mjeksore dhe aromatike; Bletari; Përpunimi i prodhimeve bujqësore; Brendimi dhe Marketingu; Prodhimet organike.
Të gjitha procedurat e aplikimit dhe dokumentacionin e nevojshëm, mund t’a gjeni në ueb- faqën www.k-w4w.org dhe në faqen tonë të Facebook-ut Kosova Women4Women.
Thirrja për aplikim është e hapur deri më datën 27 Shkurt, 2023 ora 15:00
Aplikacionet duhet të sjellen fizikisht dhe te mbyllura në zyret e K-W4W
Dokumentet për aplikim:
Aneks 1. Forma per aplikim IWKA
Aneks 2. Forma e Buxhetit IWKA