KW4W

MBAHET TRAJNIMI 2 DITORË ME TEMËN ‘SHITJA, MENAXHIMI I MARRËDHËNJEVE ME KLIENT, DHE TREGJET E REJA’

‪Po mbahet trajnimi 2 ditorë me temën ‘Shitja, Menaxhimi i Marrëdhënjeve me Klient, dhe Tregjet e Reja’. Ky trajnim po organizohet nga KW4W dhe po ofrohet nga Diell Grazhdani për bizneset përfituese të projektit Women’s Opportunities in Market, Economy and Networking (Women). Ky projekt është i financuar nga Qeveria Gjermane, përmes GIZ Kosovo në kuadër të projektit për Krijimin e Punësimit përmes Promovimit të Eksportit ndërsa implementohet nga Kosova – Women 4 Women. Ky trajnim ka për qëllim njoftimin me format inovative të shitjes, rritjen e tregut si dhe prezencën sa më të madhe në treg.