Kalo te përmbajtja
KW4W — Kosova Women for Women
SQEN
Përfunduar

Inkubatori i Biznesit për Gra

Financuar nga

Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë

Periudha

2019—2019

Gra të arritura

112

Komuna

1

Çfarë bëri projekti

«KW4W përuroi Inkubatorin e parë të biznesit të grave me lokacion në Prishtinë, një aset dhe vlerë e shtuar e organizatës për të vazhduar përkrahjen dhe stimulimin e grave dhe vajzave të reja që të zhvillojnë aftësitë e tyre të biznesit dhe fuqizimin ekonomik.»

Më 1 korrik 2019 u certifikuan 112 gra dhe vajza nga pesë rajone të Kosovës; më 2 tetor 2019 u nënshkruan kontratat me 19 përfituese granti pas trajnimit të 100 grave në ndërmarrësi. Inkubatori u përurua më 16 dhjetor 2019. Projekti u zbatua me Institutin për Menaxhment dhe Zhvillim (IMD).

Rezultatet

gra dhe vajza të certifikuara112
gra të trajnuara në ndërmarrësi100
kontrata granti të nënshkruara19

matur tetor 2019

Komunat e përfshira

Prishtinë