KW4W

Certifikohen përfituesit e trajnimit për Agrobiznes me Praktika të Gjelbra

Dje u mbajt me sukses ceremonia e shpërndarjes së certifikatave për përfituesit e trajnimit “Si të filloni dhe menaxhoni një Agrobiznes me Praktika të Gjelbra”. Gjatë ceremonisë u vlerësua përkushtimi i pjesëmarrësve, të cilët përgjatë trajnimit fituan njohuri praktike dhe aftësi të reja profesionale në sektorin e agrobiznesit. U theksua

Përvoja që fuqizon: Vizitë studimore në Eurolona 👩‍🔬✨

Sot në kuadër të trajnimit “Përpunimi i ushqimit” vizituam qumështoren Eurolona. Pjesëmarrëset patën mundësinë të shohin nga afër procesin e përpunimit të qumështit, funksionimin e makinerive prodhuese dhe përpunuese si dhe të informohen mbi ecurinë e procesit në nivel kompanie. Kjo vizitë u mirëprit me shumë entuziazëm, duke i dhënë

Pronësia si e drejtë, jo privilegj: KW4W në tryezën për barazinë gjinore

Në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore, sot u mbajt tryeza e diskutimit “E drejta e vajzave dhe grave në trashëgimi dhe pronë”, organizuar nga Ministria e Drejtësisë. Në këtë event ishte e pranishme edhe Drejtorja Ekzekutive e Kosova-Women 4 Women, Iliriana Gashi, së bashku

Traditë, dije dhe vetëpunësim në trajnimin për përpunimin e ushqimit

Sot zhvilluam pjesën praktike të trajnimit “Përpunimi i ushqimit”, ku fokusi ishte përgatitja e turshive tradicionale. Pjesëmarrëset tona patën mundësinë të realizojnë përpunimin e perimeve dhe të fitojnë aftësi të reja praktike. Atmosfera ishte plot entuziazëm, ndërsa pjesëmarrëset u shprehën jashtëzakonisht të kënaqura me eksperiencën dhe vlerën që ky trajnim

Nga toka në sukses: Historia frymëzuese e Zelfije Abdyli

Me dashuri dhe përkushtim, Zelfije Abdyli kultivon speca, domate, kungull, shalqi, dredhëza, kumbulla, karrota dhe shumë pemë e perime të tjera. Të gjitha produktet e saj të freskëta e natyrale i ekspozon për shitje pranë serrës së saj në Prapashticë, komuna e Prishtinës. Falë kujdesit të saj të vazhdueshëm, prodhimet

Nga ideja në biznes të qëndrueshëm: Trajnim praktik në inkubatorin e KW4W

Në inkubatorin e biznesit të Kosova Women 4 Women, përfitueset e granteve Start-up po marrin pjesë në një trajnim praktik ku po mësojnë hap pas hapi si të deklarojnë saktë shpenzimet dhe obligimet e tyre tatimore. Ky trajnim po i ndihmon të fitojnë njohuri të qarta dhe të domosdoshme për

Nga ideja në agrobiznes të qëndrueshëm 🌱

Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë që dje filloi trajnimi 6-ditor “𝐒𝐢 𝐭𝐞̈ 𝐟𝐢𝐥𝐥𝐨𝐧𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐞𝐧𝐚𝐱𝐡𝐨𝐧𝐢 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐀𝐠𝐫𝐨𝐛𝐢𝐳𝐧𝐞𝐬 𝐦𝐞 𝐏𝐫𝐚𝐤𝐭𝐢𝐤𝐚 𝐭𝐞̈ 𝐆𝐣𝐞𝐥𝐛𝐫𝐚”, në Ferizaj! Gjatë dy ditëve të para, pjesëmarrësit u njohën me programin 6-ditor dhe fazën e mentorimit, duke vazhduar më pas me trajtimin e temave të ndryshme, ku ndër të

Storie suksesi!

Slavica Božić nga fshati Gushtericë e Epërme në komunën e Graçanicës ka ndërtuar një rrugëtim të jashtëzakonshëm në bletari. E nisur nga dashuria për natyrën dhe përkushtimi për të sjellë produkte natyrale cilësore, ajo ka krijuar një aktivitet që ndikon drejtpërdrejt në mirëqenien e familjes së saj dhe zhvillimin rural.

Partneritete që fuqizojnë gratë në komunitet

Kosova–Women 4 Women shpreh falënderimin Drejtorin Ekzekutiv të Helvetas , z. Melchior Lengsfeld, për vizitën dhe për vlerësimin e punës që bëjmë së bashku me gratë në komunitet. KW4W mbetet e përkushtuar të vazhdojë partneritetet që krijojnë mundësi dhe mbështesin avancimin e grave në gjithë vendin.

Informim dhe Ndërgjegjësim për të Drejtat e Grave – Aktivitet i USAID në Gjilan

Sesion Informues ne Komunën e Gjilanit për Qasjen e Grave në Pronë dhe Trashëgimi! Aktiviteti i USAID Qeverisja e Pronës organizoi sesion informues ne Komunën e Gjilanit, për informimin dhe ndërgjegjësimin mbi të drejtat pronësore dhe trashëgiminë e grave. U diskutuan sfidat me të cilat përballen gratë në Kosovë për

LOAD MORE